Make your own free website on Tripod.com
Blog Tools
Edit your Blog
Build a Blog
RSS Feed
View Profile
« June 2012 »
S M T W T F S
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
You are not logged in. Log in
Entries by Topic
All topics  «
mir se vini
Monday, 3 December 2007
Hogoshti info
Hogoshti Info
Written by Administrator   
Monday, 09 August 2004
tn_hogoshti1.jpg  Hogoshti është vendlindja ime Hogoshti eshte nje fshat i cili graviton ne kuadrin e Komunes se Dardanës, shtrihet ne pjesën lindore të Moravës së Poshtme, e gjejmë buzë maleve plot krenari të KIKË-s historike ne lindje dhe malit me emrin ZIDOLL ne perendim me nje gjerësi gjeografike veriore 42 ° , 30’ e 7,5”, kurse gjatësia gjeografike lindore eshtë 21°, 30’ e 9,5” që ka lartësinë mbidetare prej 520 – 540 metra ku me nje siperfaqe nga 15,47 km² jetojnë 2.553 banorë shqiptarë te vendosur në 350 shtëpi (logaritja e fundit statistikore e vitit 1997), pra me nje dendesi mesatare prej 165 banorë ne 1 km². *** Bukurinë dhe nje pamje pitoreske, fshatit Hogosht ia shton edhe lumi i cili mban po te njejtin emër e që ndan fshatin në dysh, buron ne vendin e quajtur TEPE (Svircë) ne nje lartësi mbidetare 1.081 m dhe ka nje gjatësi 24 km e qe mesatarisht sjell 100 L ujë në sekondë, mbi fshat janë ndertuar dy penda mbrojtëse te cilat mbrojne fshatin nga te reshurat e shumta , ( ne vitin 1955 eshte shfrytëzuar energjia hidrike permes nje hidrocentrali te vogel ne fshat i cili kishte prodhuar energji elektrike deri ne 200 Wat keshtu qe deri ne 1963 i kishte plotesuar nevojat elementare sidomos te ndriqimit), thene thjesht probleme me uje te pijshem te banoret e fshatit s’ka meqenese gati çdo familje posedon puse dhe ujë krojesh nga lartësitë e maleve qe e rrethojnë . Ne perjashtim te pjeses jugore ku shtrihet fusha, pjesët e tjera rrethohen me male, paralagjet e fshatit jan Dazhdinca e cila gati po boshatiset nga banoret tn_hogoshti2.jpge saj , Magura, Kika dhe Bujnoci. 
 

Posted by hogoshti at 9:32 AM EST
Post Comment | Permalink

Newer | Latest | Older